Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimit me ndihma humanitare

schedule17:56 - 2 Qershor, 2026

schedule 17:56 - 2 Qershor, 2026

Edhe nëse lufta në Lindjen e Mesme do të ndalonte menjëherë, zinxhirët globalë të furnizimit me ndihma humanitare nuk do të rikuperoheshin para vitit 2027, paralajmëroi sot OKB-ja.

Sipas UNICEF-it, pasojat e konfliktit të nisur nga sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt po ndihen tashmë shumë përtej rajonit të Lindjes së Mesme.

Shefi i transportit dhe logjistikës globale në UNICEF, Jean-Cedric Meeus, tha se ndërprerjet në rrugët ndërkombëtare të furnizimit po prekin fëmijët në mbarë botën, duke shkaktuar vonesa të mëdha dhe rritje të kostove. Ai theksoi se ngushtica e Hormuzit, një korridor jetik për transportin e naftës dhe gazit nga rajoni i Gjirit mbetet i bllokuar, duke përkeqësuar situatën humanitare globale.



Sipas Meeus, kapacitetet e transportit ajror në Lindjen e Mesme janë kufizuar, disa linja ajrore kanë pezulluar fluturimet drejt destinacioneve afrikane dhe mbingarkesa në porte po përhapet në Afrikë.

Kjo ka bërë që kostot e transportit të vaksinave nga India drejt Nigerisë dhe Republikës Demokratike të Kongos të rriten me 50 deri në 70 për qind.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!