“Përveç pamundësisë për t’u ofruar grave shërbimet që kanë nevojë, siç janë kontraceptivët, ekziston edhe frika e kërcënimeve, e cila prek më shumë gratë dhe vajzat që janë vulnerabël.
Pra, frika nga trafikimi i refugjateve femra, frika e zhvendosjes dhe frika e dhunës seksuale është shqetësimi më i madh që kemi tani”, tha Natalia Kanem , drejtoreshë ekzekutive e UNFPA( agjencia e Kombeve të Bashkuara për shëndetin seksual dhe riprodhues), sipas The Guardian.
Sipas të dhënave, 20% e grave refugjate të zhvendosura brenda vendit janë dhunuar seksualisht. Javën e kaluar, prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktov , tha se autoritetet po hetonin rastin e një gruaje të përdhunuar nga një ushtar rus në Brovary, një periferi lindore e Kievit.
Dmitri Peskov, zëdhënës i Kremlinit, i cilësoi akuzat gënjështra.
/abcnews.al