Zyrtari kryesor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në ngarkim të ndihmave humanitare, ka kritikuar vendet e pasura të botës për mënyrën sesi po e menaxhojnë pandeminë.
Mark Lowcock ka paralajmëruar se mungesa e dhënies së ndihmës nga ana e tyre për vendet në zhvillim, mund të përkeqësojë efektet e kësaj krize globale shëndetësore për dhjetëra miliona njerëz.
“Pandemia dhe recesioni global që vjen bashkë me të do të bëjnë kërdi në vendet e brishta dhe me të ardhura të ulëta. Reagimi i kombeve të pasur deri më tani ka qenë jashtëzakonisht i papërshtatshëm dhe afatshkurtër, “tha Lowcock, sekretari i përgjithshëm i OKB për çështjet humanitare, në deklaratën e bërë të enjten.
Ndërsa virusi ka prekur pjesë të Evropës dhe Amerikës së Veriut, përhapja tani vazhdon e pakontrolluar në shumë pjesë të botës në zhvillim, përfshirë në pjesë të Amerikës Latine dhe tani Afrikës.
Lexo edhe: 265 milionë njerëz mund të vuajnë nga uria, OKB apel për fonde kundër Covid-19
Nëse nuk veprohet tani, virusi mund të mbetet i lirë për të qarkulluar nëpër glob duke çuar dëm vite zhvillimi dhe duke krijuar
“Dështimi për të vepruar tani do ta lërë virusin të lirë të rrethojë globin, të zhbëjë dekada të zhvillimit dhe të krijojë tragjedi që do të zgjasë më breza..,” shtoi më tej Lowcock. /abcnews.al/