Tmerri që po vuajnë civilët në Gaza është intensifikuar çdo ditë dhe “kasaphana” duhet të ndalet, tha shefi humanitar i Kombeve të Bashkuara pasi forcat izraelite bastisën spitalin Al-Shifa.
“Ndërsa masakra në Gaza arrin nivele të reja tmerri çdo ditë, bota vazhdon të shikojë e tronditur ndërsa spitalet shkatërrohe, foshnjat e lindura para kohe vdesin dhe një popullatë e tërë është e privuar nga nevojat bazë të mbijetesës,” tha Martin Griffiths.
The carnage in #Gaza cannot be allowed to continue. We keep on seeing new levels of horror every single day.
The warring parties must agree to a humanitarian ceasefire and stop the fighting.
Our comprehensive plan to act before it is too late: https://t.co/sxdWZZOENd
— Martin Griffiths (@UNReliefChief) November 15, 2023
Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare dhe koordinatori i ndihmës emergjente. “Kjo nuk mund të vazhdojë.”
Griffiths foli gjithashtu një plan “gjithëpërfshirës” për të frenuar masakrën dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar ta mbështesë atë.
“Bota duhet të veprojë përpara se të jetë tepër vonë,” tha ai.
Izraeli ka pretenduar se tunelët nëntokësorë nën spitalin Al-Shifa, spitali më i madh në Gaza janë përdorur nga Hamasi si qendër komandimi. Por zyrtarët e spitalit dhe Hamasi i kanë mohuar këto akuza.
/abcnews.al