OKB e shqetësuar për mbylljen e shkollave: Bota po përballet me një katastrofë

schedule13:03 - 4 Gusht, 2020

schedule 13:03 - 4 Gusht, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres paralajmëroi të martën se bota po përballet me një “katastrofë” për shkak të mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë dhe “kthimi i studentëve në shkolla dhe institucionet mësimore duhet të jetë një përparësi “.

Guterres tha që nga mesi i korrikut shkollat ​​u mbyllën në rreth 160 vende, duke prekur më shumë se 1 miliardë nxënës, ndërsa të paktën 40 milion fëmijë kanë humbur vitin parashkollor. Mbi 250 milion fëmijë  nuk ishin në shkollë para pandemisë dhe vetëm një e katërta e fëmijëve të shkollës së mesme në vendet në zhvillim lanë shkollën për arsye të ndryshme.

“Tani ne po përballemi me një katastrofë  që mund  të minojë dekada përparim dhe të përkeqësojë pabarazitë,” tha Guterres.

Koronavirusi ka infektuar të paktën 18.1 milion njerëz dhe ka shkaktuar më shumë se 689,000 viktima në të gjithë botën. Disa fushata kanë bërë thirrje për rihapjen e shkollave, prioritetin e arsimit dhe fokusin te mënyra krijuese dhe inovative e mësimdhënies./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!