“OK” për Arthur dhe punë pas shpine, si Barcelona mësyn te Juventusi

schedule12:20 - 28 Prill, 2020

schedule 12:20 - 28 Prill, 2020

Juventus ka disa kohë që po e monitoron me kujdes situatën e mesfushorit të Barcelonës, Arthur Melo. Mesa duket dhe katalanasit janë bindur tashmë dhe kanë lejuar të ndizet drita jeshile për largimin e brazilianit.

Sipas “Mundo Deportivo”, ai mund të jetë pjesë e marëveshjes në transfermin e De Ligt në “Camp Nou”. Megjithatë, në garë për Arthur nuk janë vetëm bardhezinjtë, pasi për të kanë shfaqur interes dhe klube si Inter apo Tottenham.

 

Federico Bernardeschi

Ndërkohë nga ana tjetër mund të kemi dhe një lëvizje tjetër ndërmjet këtyre dy klubeve, këtë herë  në drejtim të kundërt. Blaugranat synojnë transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese, Federico Bernardeschi.

Këtë gjë e ka pranuar dhe agjenti i lojtarit, Beppe Bozzo, në një intervistë për Calciomercato.com. “Është e verëtetë që kemi pasur disa bisedime me drejtuesit e Barcelonës, por asgjë më shumë. Ajo që diskutuam ishte ideja e një shkëmbimi të mundshëm, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Federico e di shumë mirë se gazetarët i zmadhojnë gjërat dhe sigurisht që do të ketë spekulime. Kam vënë re se njërëzit kanë filluar të dyshojnë tek aftësitë e klientit tim. Nëse diçka e tillë po ndodh, atëherë futbolli ka marëë fund”, deklaron agjenti i italianit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!