Sulmuesi i Real Madrid, Luka Jovic, mund të largohet nga madrilenët. Ka qenë vetë trajneri Zinedine Zidane ai që ka dhënë dritën jeshile për huazimin e serbit, i cili që kur është transferuar në Madrid ka zhgënyer me paraqitjet e tij.
Sipas raportimit të “AS”, deri më tani është klubi i Romës favorit për të siguruar shërbimet e tij. Megjithatë edhe Milan e Inter kanë shfaqur interesim për Jovic, por romakët janë një hap para se sa klubet milaneze.
Kujtojmë që merkato përfundon të hënën e ardhshme dhe kjo është arsyeja se pse Reali kërkon ta përshpejtojë huazimin e tij. 22-vjeçari u transferua në Madrid në vitin 2019 dhe që nga ajo kohë ai numëron 18 ndeshje në të gjithë kompeticonet.
Serbi ka shënuar vetëm dy gola dhe normalisht për të do ishte me interes të kalonte në një skuadër që do i jepte më shumë hapësira.. /abcnews.al