Ohër/ Begaj përshëndet marrëveshjen, Rama: Marrëveshje pa firmë

schedule16:24 - 19 Mars, 2023

schedule 16:24 - 19 Mars, 2023

Dhe Tirana kishte sytë të shtunën nga Ohri dhe ajo çfarë do të ndodhte atje.

Pas orësh të gjata bisedimesh të dy lidervëe të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjtësim të BE-së dhe mbështetjen e shba-së, rezultati ishte ai që pritej dhe politika shqiptare reagoi menjëherë.

Presidenti Bajram Begaj e përshëndeti dakordësinë e arritur në Ohër dhe shprehur pritshmërinë që marrëveshja të zbatohet.

“Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët”, shprehet Begaj.

Me përgëzime për palët dhe me pak nota dyshimi, reagoi i pari kryeministri edi rama, vetëm pasi pasi u deklarua dakordësia.  Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shkroi se marrëveshja është pa firmë dhe shpreson që të jetë reale e ti cojë dy vendet përpara në marrëdhënien e tyre.

 “Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit”, tha Rama.

Uroi në vijim, që marrëveshja të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Edhe kryetarja e kuvendi, përshëndeti dakordëinë e arritur në ohër, duke thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes kosovës dhe serbisë është një hap përpara.