Ofroi milionat për Mbappe, tashmë PSG hap “thesin” për Zidane

schedule15:45 - 31 Maj, 2022

schedule 15:45 - 31 Maj, 2022

Pas eliminimit nga Champions League, PSG bëri maksimumin për të bindur Mbappe të qëndroj në Paris, duke mposhtur kështu konkurrencën serioze të Real Madrid për të nënshkruar sulmuesin francez.

Por duket se PSG nuk dëshiron të mbyllë grykën e thesit të parave, pasi tashmë raportohet nga “Sportmediaset” se Nasser Al-Khelaifi dhe Zidane kanë pasur një takim së bashku ditën e henë, ku thuhet se sheiku i klubit francez i ka ofruar ish-trajnerit të Real Madrid një pagë prej 25 milionë euro në sezon, e cila do ta shndërronte atë në teknikun më të paguar në botë, ku momentalishtë është Simeone i Atletico Madrid me një pagë prej 24 milionë euro në sezon.

PSG e ka dëshmuar edhe herë të tjera se paratë nuk janë aspak problem për ta, siç u dëshmua dukshëm në kontratën e re të ofruar për Kylian Mbappe.

Zidane ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare, pasi ai tashmë është duke shijuar pushimet e tij në Ibiza dhe gjithashtu është në mëdyshje nëse duhet të pranojë milionat e ofruara nga Al Khelaifi apo të tentojë të drejtojë kombëtaren e Francës./ h.ll/abcnews.al