Oficerja qëllon me armë zjarri shqiptarin në Athinë, çfarë ndodhi sot në Greqi

schedule10:34 - 27 Shtator, 2022

schedule 10:34 - 27 Shtator, 2022

Një 30-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga një oficere policie në Athinë.

Mësohet se 30-vjeçari ishte përplasur fizikisht me oficeren e policisë gjatë një aksioni policor në orën 06:00 të mëngjesit.

Oficerja  ka qëlluar shqiptarin me armën e shërbimit për tu vetëmbrojtur, shkruan protothema.gr.

Mësohet se 30-vjeçari  është transferuar me urgjencë në spital, pasi ka marrë lëndime në këmbën e tij.

Emigrant shqiptar akuzohet ndër të tjera për një sërë grabitjesh.

Siç raportojnë mediet greke gjithçka nisi sot në kuadër të operacionit policorë të policisë së Atikës, në Universitetin e Teknologjisë Zografou, e cila kontrolloi kampusin universitar të Athinës pas dyshimeve se aty fshiheshin grabitës dhe shpërndarës droge.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!