Ofertë zyrtare nga klubi i famshëm latin, tundohet Mario Balotelli

schedule18:18 - 3 Korrik, 2020

schedule 18:18 - 3 Korrik, 2020

Mario Balotelli mund të vijojë karrierën jashtë Evropës. Sulmuesi italian, pjesë e Brescias në Serie A këtë sezon, ka marrë një ofertë nga Boca Juniors, kampionët e Argjentinës.

Klubi i famshëm latin, ka si objektiv fitimin e Kupës Libertadores për sezonin e ardhshëm dhe po tenton të përforcohet me shërbimet e 29-vjeçarit sipas Tyc Sports.

Autori i pesë golave në kampionat gjatë këtij sezoni, tundohet nga ideja për të luajtur në mitikun “Bombonera” dhe po e vlerëson seriozisht propozimin e Boca Juniors. /abcnews.al