Ofertë tunduese nga Spanja për Lautaron, argjentinasi bën gati valixhet

schedule11:23 - 5 Prill, 2020

schedule 11:23 - 5 Prill, 2020

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, me shumë mundësi do të largohet nga Milano në merkaton e verës. Për argjentinasin janë disa ekipe në garë dhe të gatshëm për të paguar klauzolën e tij. Një nga këto klube është edhe Barcelona, që ka disa muaj që ka shfaqur interes për të, por tani duket se e ka marë seriozisht.

22-vjeçari është në kontratë me zikaltrit deri në qershorin e 2023, por drejtuesit janë shumë pranë rinovimit me Lautaron pas sezonit të shkëlqyer që ai zhvilloi. Mësohet se kartoni i tij do të rritet dhe nëse dikush e kërkon atë, atëherë duhet të paguajë në arkën e Interit plot 111 milionë euro.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Barcelona duke parë lëvizjet e fundit tek Interi e ka rritur ofertën ndaj Martinezit. Katalanasit i ofrojnë sulmuesit dyfshin e pagës që ai merr aktualisht në Milano. Paga e tij llogaritet deri në 4 milionë euro, por mesa duket blaugranat janë të gatshëm ti ofrojnë plot 8 milionë euro në sezon argjentinasit. /abcnews.al