Ofertë surprizuese për Shinji Kagawa, projektohet transferimi në Itali

schedule15:15 - 14 Tetor, 2020

schedule 15:15 - 14 Tetor, 2020

Shinji Kagawa ishte një futbollist fantastik te Dortmundi i Jurgen Klopp, ekip ku fitoi dy herë Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. Fantazisti japonez u transferua te Manchester United më pas, duke mos lënë gjurmë në “Old Trafford”.

Karriera erdhi në rënie dhe pas rikthimit te Dortmund erdhën aventurat e pasuksesshme me Besiktas dhe Zaragoza. Prej datës 2 tetor është lojtar i lirë dhe po shqyrton ofertat që i kanë ardhur. 31-vjeçarin (97 ndeshje dhe 31 gola me Japoninë) e duan në Itali.

Brescia e Serie B ka si objektiv rikthimin në elitë dhe presidenti Cellino po tenton të arrijë një marrëveshje me Kagawa. Problem mbetet paga e lartë e lojtarit ofensiv, por te Brescia janë optimistë dhe besojnë se do arrijnë të gjejnë një akord. /abcnews.al