“Duhen dy vetë për një valle”/ Bashkëpunim me opozitën? Rama: Qeveria ka disponimin të ulet, por …

schedule11:41 - 31 Tetor, 2024

schedule 11:41 - 31 Tetor, 2024

“Për të hedhur një valle duhen dy vetë, dhe ajo nuk mund të hidhet nëse një prej palëve nuk dëshiron”, është kjo përgjigjja e kryeministrit Edi Rama lidhur me një mundësi bashkëpunim me opozitën me qëllim që jeta parlamentare t’I kthehet normalitetit.

“Jam dakord, problemi është që kur duhet të vallëzosh duhen dy vetë dhe nuk hidhet vallja nëse të dy nuk duan ta hedhi. Kush është për dialog është e thjeshtë, dhe nëse nuk ka gatishmëri nga të dy anët për të folur nuk ka dialog. Ndjehen të përjashtuar? Më vjen, është pa asnjë bazë faktike. Është zgjedhja e tyre legjitime, edhe zgjedhja për të vrarë veten politikisht është e tyre.” tha Rama.

“Qeveria ka disponimin të ulet me opozitën tanimë unë mund të flas edhe për eksperiencën në krye të opozitës. Kur ishim ne në opozitë, qeveria nuk pranonte të fliste me ne dhe kemi dërguar letra e s’kemi marrë përgjigje. Kemi bërë propozime për të bashkëpunim s’kemi marrë përgjigje.

Sot deri ditën kur unë do jem detyrë, asnjëherë nuk do jetë problem qeveria për t’u ulur në tryezë për të diskutuar, por jo përmes krahëve, e muskujve. Raporti i vetmi që lexoj nga fillimi në fund nga gjithë raportet ndërkombëtare, është i bazuar vetëm në fakt, por sigurisht ka edhe kritika.

Ky është raporti më kritik, dhe sigurisht që kemi nevojë për anën kritike se nuk jemi anëtarë të BE. Nëse nuk do kishte kritika do thonin ejani futuni në BE se jeni si ne, për këtë po përpiqemi të transformojmë Shqipërinë. Ka vërejtje për shumë aspekte këto i marrim të mirëqena dhe hap pas hapi i adresojmë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!