Sergio Ramos gjithnjë e më larg Real Madrid. Kapiteni i “Los Blancos” ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe akordi për rinovimin është akoma larg.
Kampionët e Spanjës i ofrojnë 34-vjeçarit zgjatjen e bashkëpunimit me një tjetër vit, rregull i mirëpërcaktuar për lojtarët në moshë.
Opsion që nuk e kënaq qendërmbrojtësin, dhe PSG është gati të përfitojë. AS raporton se nënkampionët e Evropës po përgatisin një ofertë të parefuzueshme.
Drejtuesit e klubit francez janë gati t’i ofrojnë Sergio Ramos një kontratë 3-vjeçare me një rrogë prej 20 milion eurosh neto në sezon.
Edhe pse Zidane e vlerëson shumë kapitenin dhe është shprehur se nuk e sheh dot Realin pa të, Sergio Ramos pritet të pranojë propozimin e ardhur nga kryeqyteti francez. /abcnews.al