Oferta e Serbisë për Kosovën, Vuçiç pro deklaratës së Daçiç

schedule23:18 - 19 Shkurt, 2019

schedule 23:18 - 19 Shkurt, 2019

Serbia ka një ofertë zyrtare për Kosovën dhe ajo është përkufizimi i shqiptarëve dhe serbëve. Një deklaratë e ministrit të jashtëm serb ka ngritur tensione tek mediat dhe për këtë janë deklaruar shumica e politikanëve të rëndësishëm, që merren me Kosovën. Presidenti Vucic nuk dha hollësi por nuk mohoi deklarimet e kryediplomatit serb.

Politika dhe oferta zyrtare e Serbisë është përkufizimi. Pavarësisht se kjo është përmendur si mundësi, ka qenë shefi I diplomacisë serbe që ka tensionuar politikën në Serbi pasi gjatë një conference u tha gazetarëve prerë se cila është oferta dhe se ajo nuk nënkupton vetëm territore e kufijë.

Ivica Dacic, ministër i Jashtëm i Serbisë: “Kjo që pyesni ju për përkufizimin se ku do të jetë linja, këtu bëhet fjalë për pronat, mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe pyetje të ndryshme si asociacioni i komunave dhe çfarë do të ndodhte me serbët që ngelen të jetojnë atje, por kjo nuk mund të zhvillohet si ide pasi nuk kemi bisedime. Po, përgjigja ime është se përkufizimi është oferta por si linjë nuk është shkruar kurrë”.

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, ka thënë se ilaçi për problemin është të ruhet paqja, por ka frikë se nga konflikti i ngrirë problemi ka kaluar në metastaza të tensioneve të mundshme në rritje. Vuçiç, gjatë vizitës së një spitali, komentoi shefin e diplomacisë pa shumë detaje.
Alleksandar Vuçiç, President i Serbisë: “Nuk e di çfarë kuptimi ka të komentoj diçka që e kam thënë para dy vitesh dhe tani më sulmoni këtu. Me vjen keq që të gjithë kërkojnë diçka e protestojnë duke më quajtur tradhëtarë, por ne duhet të ruajmë paqen”.

Kjo është komentuar edhe nga shefi i zyrës për Kosovën,gjatë një ceremonie ku kryetarët e komunave ku jetojnë serbët në Kosovë firmosën marrëveshje bashkëpunimi me bashkinë e Beogradit.

Marko Gjuriç: “Nuk ka sekret se cila është politika e Serbisë, një zgjidhje kompromisi dhe kërkojmë kushte për këtë”. Kjo ide në Serbi ka përçarë aktorët dhe ka hasur në kundërshti pasi përkufizimi shihej si mundësi e shkëmbimit dhe e ndarjes së serbëve të Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!