Oferta e Manchester City për Messin “hyn në ujë”, zbulohet shifra e re

schedule09:33 - 19 Shkurt, 2021

schedule 09:33 - 19 Shkurt, 2021

Manchester City ndryshon mendjen. Qytetarët tentojnë të bindin Leo Messin për ta bërë pjesë të ekipit të tyre me një ofertë më të ulët se në verë. Anglezët i ofruan argjentinasit 600 milion sterlina për të nënshkruar për 5 vite, e përkthyer ndryshe në 2.3 milion sterlina në javë.

Messi në verë del lojtar i lirë dhe SunSport tani raporton se City e ka reduktuar ofertën. Tashmë për sulmuesin e Barcelonës ofrohen 430 milion sterlina. Bëhet fjalë për një marrëveshje 8-vjeçare, pasi Messi do të ishte një ambasador për klubet që kanë sheikët në zotërim.

34-vjeçari kërkohet edhe nga PSG, që mbetet të shihet se çfarë ofron. Te Manchester City janë rrudhur për shkak të krizës financiare të krijuar nga pandemia e COVID-19 që ka pushtuar botën dhe i ka shkaktuar dëme të mëdha futbollin.

Plani i City është që Messi të luajë dy sezone në Premier League dhe më pas për dy sezone të transferohet në MLS, te Neë York City, ndërsa në fund të provonte një eksperiencë në Indi ose në Emiratet e Bashkuara Arabe, kur të jetë rreth të 40-ve. Pavarësisht pagës së lartë, Messi është një makineri që sjell shumë para e sponsorë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!