Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, është shumë pranë kalimit tek Manchester City. Sipas raportimit të “Sky Sport Italia”, më në fund është gjetur marrëveshja mes klubeve e cila kishte ngecur për disa milionë euro.
Negociatat po ecin shumë mirë falë agjentit Fali Ramadani, i cili po luan një rol kyç në këtë transferim. Oferta e mëparshme e “Qytetarëve” prej 65 milionë euro plus bonuset u refuzua nga napoletanët, ku ka qenë vetë presidenti De Laurentiis, i cili deklaroi se mund të bindte dakord për një ulje nga sa ai këkonte.
Numri 1 i Napolit dikur këkonte 80 milionë euro për Koulibalyn dhe e ka pranuar se është bërë pishman që nuk e shiti një vit më parë, ku në drejtim të tij erdhi një ofertë prej 100 milionë eurosh. Tashmë marrëveshja mund të mbyllet për 68-70 milionë euro si dhe plus 5-7 milionë euro bonuse në varësi të performancës së lojtarit. /abcnews.al