Ofensiva e Kievit në Kursk/ Moska shkatërron autokolonën ukrainase

schedule08:23 - 3 Shtator, 2024

schedule 08:23 - 3 Shtator, 2024

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi në Telegram se ka shkatërruar një autokolonë mjetesh ushtarake të Ukrainës në rajonin rus të Kurskut.

“Përparimi i kolonës së Forcave të Armatosura të Ukrainës është ndalur. Armiku nuk e priste një përgjigje kaq të ashpër. Pas sulmeve të dështuara frontale, ushtria u përpoq të depërtonte njësitë tona, por u kap në befasi”, shkruhet në reagimin e ministrisë ruse.

Megjithatë, këto pretendime të ushtrisë ruse mbeten për t’u konfirmuar, por nëse Ukraina ka dështuar në Kursk, atëherë kjo do të ishte një goditje e madhe për Kievin, i cili shpresonte ta përdorte kontrollin e territoreve brenda Rusisë, si një as nën mëngë në negociatat për një paqe të mundshme.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin bëri me dije se përpjekja e Ukrainës për të ndaluar ofensivën ruse në Donbass duke pushtuar rajonin e Kurskut të Rusisë ka dështuar.

“Moska do të merret me banditët ukrainas që u përpoqën të destabilizojnë rajonin kufitar”, u shpreh kreu i Kremlinit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!