Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Britaninë e Madhe.
Sipas Daily Mail, 23-vjeçarim Joshua Ponsford u dallua në një video, pasi ai fyente verbalisht qenin e tij, Rottweiler Lulu.
Si pasojë, ai u dënua nga gjykata me gjashtë javë arrest shtëpie, në varësi të ligjit ndaj pronësisë së kafshëve.
Joshua gjithashtu duhet të plotësojë një kërkesë 20-ditore për aktivitete rehabilituese dhe duhet të paguajë 200 paund.
Ndërsa qeni aktualisht është dërguar në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve në Bristol, ku ende po kalon rehabilitimin.
Ndërkohë në video, 23-vjeçari dëgjohej duke i bërtitur kafshës së tij: “Hyr në shtratin tënd… tani dhe qëndro aty. Jam lodhur nga lodrat e tuaja”. l.k/abcnews.al