Mbyllja e shkollave si pasojë e Covid-19 do të shkaktojë humbje të aftësisë tek fëmijët që do të sjellë 1,5 % rënie në ekonominë botërore për këtë shekull.
Vlerësimi u krye nga Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik dhe për Zhvillim (OECD).
Të dhënat e vlerësimit u publikuan nga Reuters, si vijon:
Për SHBA-të, kjo do të thotë 15,3 mijë miliard humbje në ekonomi, dhe dëmi do të rritet më shumë nëse mbyllja e shkollave do të shtrihet edhe në vitin e ri akademik.
“Humbja e mësimit do të sjellë humbje të aftësive të lidhura me mundësinë e njeriut për të prodhuar”, shkruhet në raportin e OECD-së.
Një ndikim tjetër i rëndësishëm, është diferenca e mundësisë për tu shkolluar mes të varfërve dhe të pasurve. Fëmijët me akses në internet, kompjuter dhe me ndihmë nga familja, arritën rezultate shumë herë më mira se sa fëmijët që nuk i kishin këto mundësi.
Qeveritë në të gjithë botën mbyllën shkollat për të frenuar përhapjen e COVID-19, në shumicën e rasteve për rreth 10 javë, ose një e treta e vitit të shkollimit. g.v/abcnews.al