Oda Dibrane, vlerësohet grupi i Prizrenit dhe rapsodi Sherif Dervishi

schedule14:34 - 14 Nëntor, 2017

schedule 14:34 - 14 Nëntor, 2017

Pas 3 netësh të festivalit “Oda Dibrane” mbrëmë janë ndarë dhe çmimet për grupet apo rapsodet më të mire të paraqitur në këtë aktivitet.

I prezantuan publikut doket dhe zakonet e tyre.

Sollën këngën, vallen dhe alegorinë e trevave nga vijnë.

Për tri netë 600 artistë të Odës Dibrane ndriçuan dy Dibrat.

Edicioni i 23 i këtij festivali u afroi artdashësve, netë fantastike.

Në fund juria e kryesuar nga Isal Shehu dekan i fakultetit të arteve dhe Kastriot Tusha vlerësuan instrumentistët dhe grupe më të mira artistike.

Me çmimin “Hazis Ndreu” rapsodin e mirënjohur Sherif Dervishi.

Çmimin e parë për paraqitjen më të mirë , për instrumentat dhe kostumografinë e fitoi Grupi i Prizrenit “Keterina Josipi”./abcnews.al

 

https://youtu.be/om8dcg3FWgM

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!