OBSH: Zhvillime pozitive por Europa mbetet ende në kontrollin e COVID-19

schedule15:55 - 30 Prill, 2020

schedule 15:55 - 30 Prill, 2020

“Spanja, e ndjekur nga Italia, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca kanë ende numrin më të madh të rasteve “të Covid 19”, por falë masave të marra ne tani po vërejmë një ulje në kurbën e pandemisë.

Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH për Europën, në një konferencë për shtyp, deklaroi “ne duhet të monitorojmë nga afër këtë zhvillim pozitiv”.

Sot rajoni Europian përbën 46% të rasteve, dhe 63% të vdekjeve në nivel global,” tha drejtori rajonal Dr Hans Kluger.

Kluge tha gjithashtu se “Sistemi shëndetësor  duhet të jetë në krye të axhendës politike. Pa sistem të mirëfilltë shëndetësor nuk ka ekonomi dhe nuk ka siguri. Ky është një mësim për të mos u harruar”, dhe shtoi se “Situata e epidemisë Covid 19 në Europë mbetet serioze dhe “e ndryshme nga njeri vend në tjetrin”

Kluge: “Gati për valën e dytë dhe të tretë”

Kur vala e parë e koronavirusit të kalojë, duhet të përgatitemi për një fazë të dytë dhe të tretë të pandemisë”- tha Kluge. “Ne duhet të jemi të përgatitur,” përsëriti ai, duke theksuar se shëndeti publik “duhet të ketë përparësi më të madhe në shoqëri tani e tutje”.

21 nga 44 vendet e Europës po lehtësojnë kufizimet

Nga 44 vendet e rajonit europian që kanë zbatuar kufizime, 21 kanë filluar të lehtësojnë masat dhe 11 të tjera po planifikojnë ta bëjnë këtë në ditët e ardhshme, tha Kluge. “Siç e thashë edhe më parë, ky virus nuk fal, ne duhet të mbetemi vigjilent, të vazhdojmë dhe të jemi të durueshëm, të gatshëm për të intensifikuar masat ku dhe kur është e nevojshme”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!