OBSH thirrje vendeve të G20: Shpërndani më shumë vaksina anti-Covid

schedule15:11 - 23 Tetor, 2021

schedule 15:11 - 23 Tetor, 2021

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u ka kërkuar vendeve të G20 që të ndjekin shembullin e SHBA-së duke shpërndarë sa më shumë vaksina anti-Covid. Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte takuar me ambasadoren Erica Barks-Ruggles, një zyrtare e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, duke falënderuar Amerikën për “udhëheqjen e saj në shpërndarjen e vaksinave”.

“Shpresojmë që liderët e tjerë të G20-ës të ndjekin shembullin e SHBA-së dhe të sigurojnë që të gjitha vendet të kenë furnizim të mjaftueshëm për të vaksinuar  40% të popullsisë deri në fund të 2021.”

/abcnews.al