Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se janë regjistruar më shumë se 70 sulme ndaj spitaleve në Ukrainë. Sipas OBSH-së shënjestrimi i institucioneve të kujdesit shëndetësor është bërë pjesë e strategjisë dhe taktikave të luftës moderne, shkruan BBC
Sulmet në institucionet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë kanë shkaktuar të paktën 71 viktima dhe 37 të plagosur.
“Ne jemi të shqetësuar se ky numër po rritet çdo ditë,” tha për BBC-snë përfaqësuesi i OBSH-së në Ukrainë, Jarno Habicht.
“Institucionet shëndetësore duhet të jenë vende të sigurta si për mjekët ashtu edhe për infermierët, por edhe për pacientët të cilat kanë nevojë për trajtim. Diçka e tillë duhet të ndalet,” përfundoi ai.
/abncews.al