Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

OBSH: Spitali Al-Shifa “zonë vdekjesh”, evakuohen qindra pacientë

schedule08:35 - 19 Nëntor, 2023

schedule 08:35 - 19 Nëntor, 2023

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përshkruar spitalin al-Shifa në qytetin e Gazës si një “zonë vdekjesh” pas një vizite në kompleks. Një ekip i përbashkët i OKB-së i udhëhequr nga OBSH vlerësoi spitalin për një orë pas pushtimit dhe evakuimit të tij nga ushtria izraelite.

Ekipi tha se ata panë prova të bombardimeve dhe të shtënave me armë dhe vëzhguan një varr masiv në hyrje të spitalit, në të cilin ndodheshin eshtrat e 80 njerezve.

Pas urdhrave të evakuimit të lëshuara nga ushtria izraelite, 300 pacientë të sëmurë rëndë mbeten në al-Shifa, dikur spitali më i madh dhe më i avancuar në Gaza.

OBSH tha se po përpiqej të organizonte evakuimin urgjent të pacientëve dhe stafit të mbetur në objektet e tjera në Gaza dhe thirrje të përsëritura për një armëpushim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!