Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se rreth1000 trupa janë ende nën rrënojat në Gaza dhe ende nuk janë identifikuar. Ata nuk janë përfshirë në shifrat e dhëna nga ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, tha zyrtari.
“Ka ende 1,000 njerëz nën rrënoja, të cilët ende nuk janë identifikuar”, tha Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së për territorin e pushtuar palestinez.
Ai po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me numrin e njerëzve të vrarë në Gaza. Sipas ministrisë së udhëhequr nga Hamasi, më shumë se 7,000 palestinezë kanë vdekur në sulmet ajrore izraelite që nga 7 tetori.
/abcnews.al