Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

OBSH: Rastet globale rriten për të tetën javë radhazi

schedule08:34 - 20 Prill, 2021

schedule 08:34 - 20 Prill, 2021

Rastet globale janë rritur për të tetën javë  radhazi, sipas një deklarate nga  Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konferencë për shtyp.

“Javën e kaluar rastet e reja u rritën për të tetën javë radhazi, me më shumë se 5.2 milion raste të raportuara – shifra më e lartë e raportuar gjatë një javë deri më tani,” tha Tedros.

Numri i viktimave gjithashtu u rrit për të pestën javë radhazi, tha ai, me më shumë se 3 milion viktima që nga fillimi i pandemisë.

“U deshën nëntë muaj për të arritur 1 milion viktima, katër muaj për të arritur 2 milion dhe tre muaj për të arritur 3 milion viktima,” tha Kreu i OBSH-së.

Tedros shtoi se rastet dhe shtrimet në spital midis personave  të moshës 25 deri në 59 vjeç po rriten me një shpejtësi alarmante, ndoshta për shkak të varianteve të transmetueshme dhe grumbullimit të të rinjve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!