Drejtuesi i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është shprehur se pritet që brenda kësaj jave numri i të infektuarve me koronavirus të rritet mbi 10 milion.
Tedros Adhanom ka deklaruar po ashtu se nuk ka asnjë garanci se do të arrihet të krijohet një vaksinë për Covid-19, edhe nëse kjo arrihet, atëherë mund të mos jetë gati deri vitin tjetër.
Kujtojmë këtu se ndërsa masat kufizuese janë lehtësuar në të gjithë Evropën, rastet me koronavirus janë në rritje përsëri në disa zona. Organizata Botërore e Shëndetit ka shprehur shqetësimin dhe pasi disa vende tashmë kanë vendosur përsëri kufizime. /abcnews.al/

