OBSH për pandeminë: Kjo është urgjenca më e rëndë globale që kemi kaluar ndonjëherë

schedule14:10 - 27 Korrik, 2020

schedule 14:10 - 27 Korrik, 2020

Pandemia e koronavirusit është urgjenca më e rëndë globale me të cilën është përballur Organizata Botërore e Shëndetit. Kështu është shprehur drejtori i përgjithshëm agjencisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, sipas Reuters.

“Vetëm me respektimin e rreptë të masave shëndetësore, nga mbajtja e maskave ​​deri në shmangien e turmave, bota do ta mundë atë, tha Tedros në një konferencë virtuale në Gjenevë.

“Aty ku ndiqen këto masa, numri i rasteve ulet. Aty ku nuk janë, rastet rriten, “tha ai, duke përgëzuar punën e bërë në Kanada, Kinë, Gjermani dhe Korenë e Jugut për kontrollin e epidemisë.

Ndërsa, kreu i programit të urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan, tha se shumë më e rëndësishme sesa përkufizimet e valëve të dyta, pikëve të dytë dhe grupimeve të lokalizuara, është nevoja që  kombet në të gjithë botën të vazhdojnë me implementimin e masave kufizuese si dhe distancës fizike.

“Ajo që është e qartë është se presioni ndaj virusit ul numrat. Lëshoheni këtë presion dhe më rastet do vijojnë të rriten “tha ai, duke pranuar, se është praktikisht e pamundur që kombet të mbajnë kufijtë mbyllur për të ardhmen e parashikueshme.

Ndërsa Tedros theksoi se përparësi mbetet në shpëtimi i jetëve.

“Ne duhet të shtypim transmetimin, por në të njëjtën kohë duhet të identifikojmë grupet e cenueshme dhe të shpëtojmë jetë, duke mbajtur nivelet e vdekjeve nëse është e mundur në zero, nëse jo në minimum,” tha ai, duke përgëzuar Japoninë dhe Australinë në këtë drejtim.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!