Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se nuk ka prova që tregojnë se prania e antitrupave në gjak mund të përcaktojë nëse dikush ka imunitet ndaj koronavirusit.
Dr Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i OBSH-së për emergjencat shëndetësore, tha se nuk ka asnjë të dhënë deri më tani se një pjesë e madhe e popullsisë ka zhvilluar imunitet.
“Ndoshta të gjithë po presin që imuniteti i tufës të jetë arritur dhe që shumica e njerëzve në shoqëri mund të kenë zhvilluar antitrupa. Unë mendoj se provat e përgjithshme e kundërshtojnë këtë gjë … kështu që antitrupat mund të mos jenë përgjigjia që qeveritë po kërkojnë. ”
Numri i pacientëve të rikuperuar që janë rikthyer pozitivë për virusin ka ngritur shqetësime se si funksionojnë antitrupat në përgjigje të Covid-19.
Ndërsa shkencëtarët thonë se ende nuk ka prova se një person që ka rezultuar sërish pozitivë mund të përhapë virusin më tej, por nuk ka pasur as studime përfundimtare për ta përjashtuar këtë./abcnews.al