OBSH paralajmëron Amerikën Latine për Covid-19, masat e rrepta duhet të mbeten në fuqi

schedule09:22 - 17 Shtator, 2020

schedule 09:22 - 17 Shtator, 2020

Amerika Latine ka filluar të rifillojë jetën normale  në një kohë kur pandemia COVID-19 kërkon akoma ndërhyrje të mëdha kontrolli, tha të Mërkurën Drejtoresha Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Carissa Etienne.

Rastet në zonën kufitare të Kolumbisë me Venezuelën janë dhjetëfishuar në dy javët e fundit, tha Etienne në një konferencë virtuale nga Uashingtoni me drejtorë të tjerë të Organizatës Shëndetësore.

Shkalla e vdekshmërisë po rritet në disa pjesë të Meksikës dhe tendenca të ngjashme janë vënë re në Ekuador, Kosta Rika dhe Bolivi.

“Pavarësisht se e  gjithë bota po garon për të zhvilluar vaksina apo ilaçe për të parandaluar dhe kuruar COVID-19, një vaksinë e sigurt dhe efektive që mund të prodhohet dhe shpërndahet gjerësisht nuk është afër,” paralajmëroi Etienne.

“Ne duhet të jemi të qartë se rifillimi i jetës normale do të rrisë numrin e rasteve dhe do të rrezikojë njërëzit, tha ajo.

Etienne tha se qeveritë duhet të monitorojnë udhëtimet me shumë kujdes sepse rihapja e turizmit mund të çojë në rritjen e rasteve. Kjo ka ndodhur në Karaibe, ku disa vende që praktikisht nuk kishin asnjë rast kanë parë rritje të rasteve ndërsa turizmi rifilloi.

Amerika Latine ka regjistruar rreth 8.4 milion raste me koronavirus, dhe mbi 314,000  viktima. s.ba./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!