OBSH: Pandemia e koronavirusit po merr hov në Afrikë

schedule07:23 - 12 Qershor, 2020

schedule 07:23 - 12 Qershor, 2020

Pandemia prej muajsh ka mbajtur në ankth të gjithë botën. Në një raport më të fundit të hartuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rezulton se tashmë më i rrezikuar nga përhapja e koronavirusit është kontinenti i Afrikës.

Drejtorja rajonale e OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti, është shprehur se koronavirusi po përhapet përtej kryeqyteteve dhe se mungesa e testeve dhe e furnizimeve po i pengon përgjigjet ndaj tij.

Afrika deri më tani ka qenë kontinenti më pak i prekur nga Covid-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi. Afrika e Jugut ka më shumë se një të katërtën e rasteve të raportuara dhe po përjeton rritje të numrit të të infektuarve dhe viktimave në provincat e Kepit Lindor dhe Kepit Perëndimor, tha Moeti në një konferencë në selinë e OBSH-së në Gjenevë.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se Kepi Perëndimor duket i ngjashëm me shpërthimet e fundit në Evropë dhe në SHBA. Moeti tha se Afrika, në total, ka rreth 200,000 raste të të infektuarve dhe 5,000 vdekje.  Sipas saj treguesit e fundit tregojnë se tashmë pandemia ka marrë një hov të dukshëm në Afrikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!