OBSH: Pandemia e depresionit njësoj me atë të Covid-19

schedule14:40 - 29 Janar, 2021

schedule 14:40 - 29 Janar, 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin për sa i përket problemeve psikologjike duke thënë se pandemia e depresionit dhe e ankthit po ecën paralelisht me atë të Covid-19. Moshat më të prekura janë të rinj të moshave nga 18 – 26 vjeç.

Spitalet psikiatrike në Belgjikë po regjistrojnë një rritje të numrit të rasteve me depresion dhe vetëvrasjeve të mbetura në tentativë tek moshat e reja për shkak të kufizimeve si pasojë e pandemisë.

Për momentin nuk ka shtretër, personel dhe as burime për t’u kujdesur për ‘ta. Shumë prej tyre nuk mund të kryejnë më aktivitetet që bënin më parë. Por jo vetëm në Belgjikë është shënuar një rritje e numrit të sëmundjeve nervore. Organizata botërore e shëndetësisë pohon se shëndeti i keq mendor është kthyer në një pandemi paralele me atë të Covid-19.

Dhe tashmë marrëveshja europiane për shëndetin mendor synon të rrisë mbështetjen dhe orientimin në çdo vend. Drejtori rajonal i OBSH-së për Europën u shpreh se sëmundja mendore po rëndon dhe tek ata që kanë pasur shqetësime më parë dhe nuk kanë pasur mundësi të kërkojnë ndihmë.

Organizata ndërkombëtare e punës zbuloi se pandemia ka bërë që gjysma e të rinjve të moshës 18 – 29 vjeç të jenë subjekt për depresion dhe ankth, por dhe 20 për qind e personelit shëndetësor vuan nga ankthi dhe depresioni.

Sipas vëzhguesit francez për jetën studentore, një student në tre tregon shenja të shqetësimeve psikologjike. Pikërisht këtë javë në Francë, studentë të universiteteve dhe mësuar protestuan në mbrojtje të kushteve të jetës dhe studimit, duke kërkuar më shumë mbështetje nga qeveria gjatë krizës shëndetësore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!