OBSH: Pacientët e moshës 15-49-vjeç, dominues në numrin e shtrimeve në spital

schedule10:02 - 17 Shtator, 2020

schedule 10:02 - 17 Shtator, 2020

Mosha mesatare e personave të infektuar me Covid-19 ka pësuar rënie, sipas një eksperte të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Maria Van Kerkhove. Sipas saj, rastet e shtrimit në spital midis moshës 15 deri në 49 vjeç janë duke u rritur dhe se ekziston mundësia  që i njëjti person mund të infektohet njëkohësisht me grip dhe me Covid-19.

 

https://www.facebook.com/WHO/videos/2770293146585390/

Ndërkohë Mike Ryan tha se sezoni i gripit në hemisferën jugore kishte qenë relativisht i lehtë, megjithëse ai theksoi se situata mund të përkeqësohej.

Ryan tha se po situata ishte stabilizuar disi në Amerikën e Jugut, megjithëse shifrat ishin akoma të larta. Koronavirusi vazhdon të jetë një rrezik  dhe ne nuk i dimë ende efektet e tij të plota, tha ai.

Gati 29.5 milion njerëz në të gjithë botën janë diagnostikuar me COVID-19 dhe 933,542 kanë vdekur, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Gati 20 milion njerëz janë shëruar nga Covid-19. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!