Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

OBSH: Numri i rasteve me Covid është rritur për të 7-ën javë radhazi

schedule09:18 - 13 Prill, 2021

schedule 09:18 - 13 Prill, 2021

Numri i rasteve me Covid është rritur për të shtatën ditë radhazi ndërsa numri i viktimave është rritur për të katërtën javë radhazi, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë një konferencë për shtyp.

Disa vende në Azi dhe Lindjen e Mesme kanë shënuar rritje alarmante të rasteve, tha ai.

Pavarësisht se më shumë se 780 milion doza vaksinash janë administruar globalisht, numri i rasteve vazhdon të rritet, duke shtuar se vaksinat janë një mjet jetik dhe i fuqishëm, por jo i vetmi.

Ai theksoi që masat e shëndetit publik – mbajtja e maskës, distancimi fizik, ventilimi, higjiena e duarve, mbikëqyrja, testimi, gjurmimi dhe izolimi – ndihmojnë në mbajtjen në kontroll të virusit dhe uljen e numrit të viktimave dhe rasteve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!