OBSH nuk ndryshon qëndrim: AstraZeneca e sigurt, efektet anësore janë shumë të rralla

schedule08:36 - 27 Mars, 2021

schedule 08:36 - 27 Mars, 2021

OBSH ka rikonfirmuar edhe njëherë efikasitetin e vaksinës së AstraZeneca.

Drejtoresha e përgjithshme e agjencisë së KB-së, Mariangela Simao në konferencën e realizuar në Gjeneva për situatën e koronavirusit deklaroi se përfitimet nga kjo vaksinë janë më të larta se rreziqet.

Gjithashtu ekspertë të OBSH-së dhe EMA njoftuan se ende janë duke e studiuar vaksinën e AstraZeneca për ndonjë efekt anësor që mund të japë edhe pse sqaruan se mund të jetë një rast i rrallë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!