OBSH: Nuk ka shenja se ndryshimi i stinëve ndikon te koronavirusi

schedule07:16 - 11 Qershor, 2020

schedule 07:16 - 11 Qershor, 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundmi është shprehur se deri më tani nuk kanë asnjë provë të qartë nëse ndryshimi i stinëve do të ndikojë në përhapjen e koronavirusit.

UJdhëheqësi i programit të emergjencave në OBSH, Mike Ryan, ka theksuar se akoma nuk kanë një gjë të sigurtë dhe nuk mund të presin ndryshimin e stinëve për të parë një gjë të tillë.

“Tani për tani, nuk kemi të dhëna që sugjerojnë se koronavirusi do të sillet në mënyrë më agresive ose jo kur sezoni të ndryshojë”, tha ai.

Në fazat e para të pandemisë së koronavirusit, disa kanë thënë se koha e nxehtë mund ta ngadalësojë përhapjen e tij. Por, kjo ide është zbehur pasi koronavirusi ka vazhduar të përhapet në hemisferën veriore edhe gjatë pranverës.

Ndër të tjera Ryan ka thënë se mungesa e pajisjeve personale mbrojtëse mbetet një çështje madhore në nivel global.

“Sistemet shëndetësore në disa vende janë duke luftuar dhe ndodhen nën presion të madh”, tha ai.

Koronavirusi, i cili besohet se e ka origjinën në Kinë, ka prekur mbi 7.2 milionë njerëz në gjithë botën, mes të cilëve mbi 3.4 milionë janë shëruar dhe mbi 413,000 kanë vdekur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!