Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është shprehur se edhe një herë, Evropa është qendra e pandemisë. Po ashtu Adhanom Ghebreyesus shtoi se asnjë shtet nuk mund ta quajë veten të sigurt apo të mbrojtur.
Gjatë një konference për mediat ai tha: “Ndërsa Evropa është përsëri epiqendra e pandemisë Covid-19, asnjë vend apo rajon nuk mund ta konsiderojë veten të sigurt. Është e rëndësishme që të gjitha vendet të rrisin kapacitetet e tyre tani për t’u siguruar që janë marrë masat e duhura për të shmangur pasojat më të këqija të çdo valë të ardhshme. “
“While Europe is again the epicentre of the #COVID19 pandemic, no country or region is out of the woods.
It’s important for all countries to surge their capacities now to ensure the right measures are in place to avert the worst consequences of any future waves”-@DrTedros
— World Health Organization (WHO) (@WHO) November 24, 2021
Ai gjithashtu paralajmëroi se ndërsa vaksinat shpëtojnë jetë, ato nuk parandalojnë plotësisht transmetimin e Covid dhe në rastin e Delta-s, vaksinat reduktojnë transmetimin me vetëm 40%. Ghebreyesus theksoi se shumë vende kanë fituar një “ndjenjë të rreme sigurie” se vaksinat i kanë dhënë fund dhe një besim se njerëzit e vaksinuar nuk kanë nevojë të marrin masa paraprake.
“Nuk dimë si ta themi më qartë se edhe nëse jeni i vaksinuar, duhen marrë masa paraprake për të parandaluar infektimin dhe për të [parandaluar] infektimin e dikujt tjetër që mund të vdesë.” /abcnews.al/