OBSH: Në të gjithë botën po zhvillohen 102 vaksina të mundshme për Covid-19

schedule20:53 - 30 Prill, 2020

schedule 20:53 - 30 Prill, 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar së në të gjithë botën janë duke u zhvilluar 102 vaksina potenciale për koronavirusin.

Njoftimi është bërë me anë të një dokumenti të publikuar në uebsajtin e organizatës. Tetë prej këtyre vaksinave potenciale kanë marrë tashmë aprovimin për teste klinike. Grupi shtesë, prej 7 vaksinash, është nga Kina, por për ta nuk dihet ende nëse kanë nisur testet klinike tek njerëzit, thuhet në dokument.

Ndërsa, 7 vaksinat e përmendura më herët kanë nisur testet klinike në njerëz.

Nga grupet e vaksinave që kanë marrë aprovim për testet klinikem katër janë nga Kina, një është nga Anglia, një është nga SHBA-të dhe një tjetër është një grup amerikano-evropian.

Testi i Institutit Kombëtar Amerikan të Shëndetit ishte i pari që nisi testimet në njerëz më 16 mars. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!