Organizata Botërore e Shëndetësisë po kërkon të ashtuquajturin Pacient Zero në Itali, i cili dyshohet se kishte simptoma të Covid-19 që në nëntor të 2019, një muaj para shpërthimit në Wuhan.
Pacienti Zero është një 25 vjeçare, e cila shkoi në një spital të Milanos duke u ankuar për dhimbje të fytit dhe probleme të lëkurës. Sipas analizave, në gjakun e 25 vjeçares u gjenden gjurmë të Covid.
Shkencëtarët deklaruan se rasti i 25 vjeçares është prova se koronavirusi ka qarkulluar në Kinë më përpara se të raportohej rasti i parë zyrtar. Problemi është se nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë grua misterioze, pasi ajo nuk kishte dhënë identitetin e saj në spital.
Madje dermatologu i saj, Rafaele Giannotti, vdiq në mars, disa ditë pasi ekipi i OBSH-së bëri thirrje për më shumë hetime në lidhje me incidentin, sipas Wall Street Journal. Dy mostra të 25-vjeçares ishin të mjaftueshme për të zbuluar gjurmët e koronavirusit, por jo të mjaftueshme për një provë të tretë klinike, e cila gjithashtu do të lejonte zbulimin gjenetik të virusit.
Studiuesit e OBSH-së u kanë kërkuar disa vendeve të sigurojnë mostra të rezervave të tyre të gjakut për të hetuar përhapjen e mundshme të virusit./abcnews.al