OBSH kundër dozës së tretë të vaksinës, të pezullohet deri në fund të shtatorit

schedule08:33 - 5 Gusht, 2021

schedule 08:33 - 5 Gusht, 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë është kundër dozës së tretë të një vaksine kundër Covid ndërsa vendet e varfra janë ende duke pritur të sigurojnë vaksinat.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka kritikuar planet e disa shteteve për një dozë përforcuese. Tedros tha se programet e dozave përforcuese, të cilat janë duke u zbatuar në disa vende, duhet të pezullohen të paktën deri në fund të shtatorit, pasi të jetë vaksinuar 10 për qind e popullsisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!