Koronavirusi duket se do të jetë dhe për shumë kohë shoqëruesi jonë gjatë së ardhmes.
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Gebrejesus këtë të mërkurë në një konferencë për mediat në Gjenevë, ka deklaruar se koronavirusi do të jetë me ne edhe për një kohë të gjatë.
“Mos bëni gabim, ne kemi një rrugë të gjatë. Ky virus do të jetë me ne për një kohë të gjatë,” tha kreu i OBSH-së.
Ai ka theksuar se tashmë epiqendra e Covid 19 në Evropën Perëndimore është drejt stabilizimit. Ndër të tjera në fjalën e tij Gebrejesus tha se shpresonte që administrata e presidentit amerikan Donald Trump të konsiderojë pezullimin e fondeve të OBSH-së, por që fokusi i tij kryesor ishte dhënia fund e pandemisë dhe shpëtimi i jetës.
“Shpresoj që SHBA të rishikojë ngrirjen e fondeve dhe të mbështesë edhe një herë punën e OBSH dhe të vazhdojë të shpëtojë jetë. Shpresoj se SHBA do ta konsiderojë këtë një investim të rëndësishëm, jo vetëm për të ndihmuar të tjerët, por edhe për t’i mbajtur SHBA të sigurta,” është shprehur ai.
Gjithahstu kreu i OBSH ka theksuar se kishte tendenca shqetësuese në rritjen e epidemisë së hershme në pjesë të Afrikës dhe Amerikës Qendrore dhe Jugut.
Sipas tij tashmë fatmirësisht shumica e vendeve janë ende në fazat e hershme të epidemisë dhe disa që u prekën herët në pandemi, kanë filluar të shohin një ulje të rasteve.
Ndërkohë deri më tani kanë humbur jetën 182 991 dhe 2 621 449 të tjerë janë konfirmuar me koronavirus në të gjithë botën./abcnews.al