Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

OBSH: Kombinimi i vaksinave duhet të bëhet në konsultim me mjekët

schedule08:12 - 15 Korrik, 2021

schedule 08:12 - 15 Korrik, 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka këshilluar qytetarët të mos kombinojnë vaksinat me dëshirën e tyre, duke theksuar se vendime të tilla duhet të merren nga autoritetet e shëndetit publik.

Shkencëtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Sumiyya Swaminathan tha se “do të krijohet një situatë kaotike nëse qytetarët vendosin vetë se kur dhe kush do të marrë një dozë të dytë, të tretë dhe të katërt “të një vaksine kundër koronavirusit.

Një panel i ekspertëve të OBSH-së tha se personat të cilat kanë marrë një dozë të parë të AstraZeneca mund të marrin dozën e dytë të Pfizer.

Universiteti i Oksfordit në  Mbretërinë e Bashkuar  është duke mbledhur prova për kombinimin e AstraZeneca dhe Pfizer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!