Një vaksinë kundër Covid-19 mund të jetë gati deri në fund të vitit 2020. Kështu është shprehur kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Ka shpresë”, tha Tedros Adhanom Ghbreyesus në një tak me drejtuesit e OBSH të mbledhur për të shqyrtuar ecurinë e pandemisë së koronavirusit.
“Ne do të kemi nevojë për vaksinë, dhe ka shpresë se deri në fund të këtij viti mund ta kemi një të tillë“, është shprehur ai, shkruan abcnews.al.
Aktualisht ka 9 vaksina eksperimentale në procesin e objektit të vaksinave të drejtuara nga OBSH, Covax. që synohet të shpërndahen deri në 2 miliardë doza deri në fundit të vitit 2021. /mv. abcnews.al


