OBSH jep porosinë e rëndësishme: Pse duhet të tregoni kujdes me kartmonedhat

schedule18:57 - 4 Mars, 2020

schedule 18:57 - 4 Mars, 2020

Prej kohësh tashmë OBSH ka treguar hapat që njerëzit duhet të ndjekin për të shmangur koronavirusin. Veç mbajtjes së higjienës personale dhe larjes së shpeshtë të duarve, Organizata Botërore e Shëndetit thotë se duhet të keni kujdes edhe nga kartmonedhat.

Kjo pasi raportohet se ato mund të rrezikojnë të jenë një mjet për përhapjen e infeksionit.

Dihet se paratë i ndryshojnë shpesh duart dhe mund të kapin çdo lloj bakteri apo virusi, kështu që ne sugjerojmë që njerëzit të lajnë duart pas përdorimit të parave dhe në veçanti nuk duhet të prekni fytyrën.

Lidhur me këtë çështje, Kina dhe Koreja e Jugut ditët tashmë kanë vazhduar me dezinfektimin e kartmonedhave në qarkullim.

Si duket, rreziku ulet kur bëhet fjalë për kartëmonedhat që janë të plastifikuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!