OBSH jep alarmin për “Omicron”: Mos prisni deri sa të mbushen spitalet, do jetë shumë vonë

schedule11:20 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 11:20 - 9 Dhjetor, 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë  ka paralajmëruar  qeveritë dhe njerëzit për përhapjen e variantit Omicron, duke theksuar se përhapja e variantit të ri është më e rrezikshme për shkak të ri-infektimit.


Por sipas OBSH-së, ky variant ka diçka pozitive pas shkakton simptoma më të lehta se Delta, megjithëse është ende herët për të arritur në përfundime. Qëllimi i OBSH-së është të nxisë vendet që të marrin masa  në vend që të presin derisa spitalet e tyre të mbushen dhe të jetë shumë vonë.

Rastet në Afrikën e Jugut janë rritur më shumë se 1400% gjatë dy javëve që kur Omicron u identifikua për herë të parë, sipas statistikave të departamentit lokal të shëndetësisë.

Ndërkohë që shkalla e pozitivitetit është rritur në 26%.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!