Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

OBSH jep alarmin: Koronavirusi është kërcënim nëse masat e kufizimit të lëvizjes hiqen menjëherë

schedule21:59 - 10 Prill, 2020

schedule 21:59 - 10 Prill, 2020

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus këtë të premte ka deklaruar se lehtësimi i menjëhershëm i masave të lëvizjes mund të jetë shkaku i një “:kthimi fatal”, të pandemisë së koronavirusit.

“Unë e di se disa vende tashmë janë duke u përgatitur të dalin nga izolimi. OBSH, si të gjithë, do të dëshironte të hiqen kufizimet. Por heqja e kufizimeve të parakohshme mund të shkaktojnë një kthim fatal të pandemisë. Kthimi i pandemisë mund të ishte po aq vdekjeprurës sa përhapja e tij nëse mungojnë masat e nevojshme”, ka thënë kreu i OBSH-së.

Ndërkohë së fundmi duket se OBSH po diskuton me vendet e interesuara përgatitjen e një strategjie të daljes graduale dhe të sigurt nga izolimi dhe konsideron se duhet të përmbushen gjashtë kërkesa.

Transmetimi i viruseve duhet të kontrollohet, të sigurohet ndihma shëndetësore publike dhe mjekësia, dhe të minimizohet rreziku në një mjedis të ekspozuar siç janë objektet e kujdesit shëndetësor afatgjatë.

Ndërkohë deri më tani numri i viktimave nga koronavirusi në të gjithë botën ka arritur në mbi 100 mijë dhe numri i të infektuarve në 1,684,281 persona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!