OBSH: Izraeli vazhdon të synojë institucionet shëndetësore në Gaza

schedule15:40 - 24 Janar, 2024

schedule 15:40 - 24 Janar, 2024

Ahmed Al-Mandhari, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Mesdheun Lindor, ka thënë se Izraeli vazhdon të synojë institucionet shëndetësore në Gaza.

Ai tha se sulmet ndaj institucioneve shëndetësore janë një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe theksoi se janë regjistruar 660 sulme në institucionet shëndetësore, rreth gjysma e tyre në veri të Gazës.

Ai foli gjithashtu për ndërprerjen e furnizimeve mjekësore dhe karburantit, si dhe për sfidat e OBSH-së në aksesin në spitalet po ashtu në veri të Gazës.

Mandhari tha gjithashtu se situata në Rripin e Gazës është katastrofike dhe se numri i punonjësve në institucionet mjekësore ka rënë në vetëm 5% duke theksuar se pacientët po vdesin nga mungesa e ilaçeve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!