Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi ka deklaruar se si shkak i numrit të madh të infeksioneve globale nga koronavirusi , lind një tjetër problem i ri.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar se spitalet po përballen me mungesë të koncentratorëve të oksigjenit të nevojshëm për të mbështetur frymëmarrjen e pacientëve me Covid-19 që vuajnë nga shqetësimi i frymëmarrjes.
“Shumë vende tani po përjetojnë vështirësi në marrjen e përqendruesve të oksigjenit. Kërkesa aktualisht po tejkalon furnizimin”, ka thënë Ghebreyesus.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Tedros ka theksuar se deri më tani agjensia shëndetësore ka blerë 14,000 përqendrues oksigjeni nga prodhuesit dhe planifikon t’i dërgojë ato në 120 vende në javët e ardhshme, tha Tedros.
Ndërkohë deri më tani rastet e të infektuarve në botë e kanë kaluar shifrën e 9.5 milionë personave, ku sipas OBSH deri në fund të javës kjo shifër mund të jetë 10 milionë./abcnews.al

